Kosovarët që jetojnë në Kanada kanë refuzuar të takohen me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e diasporës Dardan Gashi.
Kjo pasi që ata nuk e duan atë për shkak të mënyrës se si mori pozitën duke ndërmjetësuar, si dhe për skandalin e tij të gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt, raporton portali arbresh.info.
Por të njëjtët kanë zhvilluar një takim me ministrin shqiptar për diasporën Pandeli Majkon, i cili ishte gjithashtu në vizitë zyrtare në Kanada.
Sipas burimeve të portalit “Arbresh.info”, Gashi ka pësuar edhe një goditje tjetër nga diaspora. Është Rrjeti i Bizneseve Kosovaro-Kanadeze që gjithashtu nuk ka pranuar të takohet me të.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptaro Kanadeze ka refuzuar marrjen përsipër të takimeve të ministrit me komunitetin e biznesit në Kanada për shkak të raporteve jo të mira të tij me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës në Përgjithësi.
Kujtojmë se Dardan Gashi mori pozitën e tij pas ndërmjetësimit si sekser ndërmjet partive për t’ia mundësuar Ramush Haradinajt krijimin e qeverisë pas gati tre muajsh zgjedhjeje./Arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...