Dëshmi rrëqethëse kanë dhënë zyrtarët e komunës së Rahovecit në repartin e Infektivitt ku u shtruan pasi pësuan helmim ushqimor në restorantin në zonën e Golemit në Durrës.
Ata thonë se në depozitat e ujit dhe në kuzhinë mund të kishte minj, sipas fjalëve që ishin përhapur nga vetë stafi i shërbimit të hotelit. Në intervistat e dhëna, pushuesit thanë se ushqimi ishte servirur i ftohtë, ndërsa uji që kishin pirë mund të ketë qenë një prej shkaqeve kryesore të helmimit.
Ata thonë se edhe ëmbëlsira që kishin konsumuar nuk ishte e freskët, ndërsa të tjerë thonë se pijet ishin produkte të ambalazhuara në Shqipëri dhe mund të jenë shkak i helmimit të tyre masiv vetëm një orë pasi kishin konsumuar drekën.
AKU ka pezulluar aktivitetin e restorantit deri në përfundim të analizave të mostrave ushqimore dhe të inspektimit total të ambienteve të restorantit dhe të depozitave të ujit, ku dyshohet se mund të kenë rënë minj. Ndjekim dëshmitë e pushuesve.
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës