Kosova uron Maqedoninë e Veriut për Ditën e Pavarsisë

14:15 | 8 Shtator 2022
E.H

Republika e Kosovës i ka uruar Ditën e Pavarësisë Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një postimi në Twitter, ka rikonfirmuar se do të punojë për forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë me fqinjin e saj.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës i shpreh urimet e përzemërta fqinjit të saj dhe rikonfirmon forcimin e lidhjes së miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Maqedonia e Veriut sot feston 31 vjetorin e shpalljes si shtet i pavarur dhe sovran./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale