Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellë me vëmendje raportimet e gazetarëve rreth rastit të dhunimit të dyfishtë të së miturës në Drenas.
AGK shpreh shqetësim për publikimin e fotografisë së viktimës në ueb-in e gazetës “Kosova Sot”, thuhet në komunikatë.
Kjo formë e raportimit është shkelje e të drejtave të njeriut, Kodit Etik dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave që zbulojnë identitetin e viktimës.
AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, sidomos në raste të ndjeshme si kjo por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.
AGK mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve bazuar në respektimin e standardeve bazë të profesionit dhe inkurajon e informimin korrekt dhe të drejtë të publikut./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike