Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHP) ka njoftuar se janë ndërmarrë një sërë masash për t’u përballur me rastet eventuale të koronavirusit të ri.
Në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast me këtë virus, mirëpo sipas IKSHP-së, janë ndërmarrë masa për parandalimin e rrezikut të përhapjes së sëmundjes.
“Janë ngritur ekipe në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare të Kosovës. Ato janë në gjendje gadishmërie që për çdo rast të dyshimtë të udhëtarëve që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësor. Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundjen ngjitëse”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.
Epiqendra e këtij virusi është në qytetin Vuhan të Kinës.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi se 636 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë vend, ndërsa mbi 31,000 janë infektuar.
Dhjetëra vende të tjera të botës, përfshirë disa në Evropë, kanë raportuar raste me koronavirus.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2531451076982881
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...