Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Kosova ka arritur ta marrë titullin e një shteti donator, krahas shtetit përfitues siç ka qenë deri më tani në raport me Shoqatën Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore.
Murati, në një konferencë për media me zëvendës-presidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio e ka cilësuar këtë moment si historik.
“Kontratat e nënshkruara dhe të ratifikuara deri më tani janë 376 milionë euro, ndërkaq mbështetja që është disbursuar është 289 milionë euro. Është mbështetje substanciale dhe kemi marrëveshje të tjera që janë ose do të nënshkruhen siç janë ajo për tregti dhe transport; kemi edhe projektin për sistemin informativ shëndetësor, që është nënshkruar dhe pret për ratifikim në Kuvend; projektin për mbështetjen e edukimit të hershëm të fëmijëve dhe shtimin e çerdheve; projekti për zhvillimin e sektorit financiar ku përfshihet edhe mbështetja e Republikës së Kosovës në themelimin e Bankës Zhvillimore dhe marrëveshjen e financimit për politika zhvillimore, në vlerë mbi 90 milionë euro”, ka thënë Murati./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...