Agjencia e Menaxhimit Emergjent /Ministria e Punëve të Brendshme me mbështjetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shënojnë Ditën Evropiane të numrit 112, ditë kjo që është caktuar të shënohet me 11 shkurt që nga viti 2009 me qëllim të ngritjes së vetëdijësim për numrin emergjent evropian 112.
Ngjarjet promovuese dhe njoftuese do të të realizohen në tri komuna: Prishtinë, Gjilan dhe Zveçan. Ngjarja në Zveçan mbahet më 8 shkurt ndërsa në Prishtinë dhe Gjilan më 9 shkurt, transmeton Klan Kosova
Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës, OJQ-ve, nxënës të shkollave fillore dhe të organizatave tjera që mirren me çështjet emergjente si dhe qytetarët e rastit./ Klan Kosova/
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...