Ministri i punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka shkruar në Twitter se Kosova njeh presidentin e ri në Venezuelë Juan Guaido.
Qendrimi i Kosovës është proklamuar menjëherë pas deklarimit të Presidentit Trump se SHBA njeh presidentin e vetshpallur të Venezuelës si legjitim dhe të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Presidenti i ri i Venezuelës Juan Guaido pason të shumëpërfolurin Nikolas Maduro i cili ishte pasues i diktatorit Hugo Chavez. Regjimi famëkeq i Venezuelës njihet per lidhjet e fuqishme me Beogradin dhe për pozivionin kundër Kosovës.
Në deklarimin e tij në twiter Pacolli ka shkruar se Kosova pret ndërtimin e raporteve bilaterale me Venezuelën pas demokratizimit dhe stabilizimit të vendit.
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...