Në Jahorinë të Bosnjës dhe Hercegovinës, nën organizimin e SEESAC po mbahet takimi i 7-të i Komisioneve për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.
Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme potencoi se më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe më qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, Republika e Kosovës në prill të këtij viti ka miratuar Ligjin për legalizimin apo dorëzimin vullnetar të armëve në posedim të paligjshëm.
Në komunikatën e MPB-së njoftohet se në këtë takim u elaboruan edhe aktivitetet e Strategjisë së re 2017 – 2021 për Kontrollimin dhe Mbledhjen e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...