Komisioni i Bashkimit Europian, e ka miratuar një pako prej 1 miliardë euro, si asistencë për t’i mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi dhe 78,000,000 janë të destinuara për Kosovën, për Demokraci, Qeverisje, sundim të ligjit, të drejtat e njeriut, energji, bujqësi dhe zhvillim rural.
Kjo asistencë është e dedikuar për vendet para pranimit për t’i mbështetur reformat në sektorë të ndryshëm për vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së.
Johanes Hahn, Komisioneri për Politikë Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se kjo pako e miratuar nga ky institucion i BE-së shpreh angazhimin e fuqishëm për përspektivën e Unionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Sipas tij, ky është një investim afatgjatë në stabilitetin ekonomik të këtyre vendeve.
Përveç Kosovës, nga kjo asistent prej 1 miliard eurosh, ka përfituar edhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Turqia.
Më së shumti nga kjo pako i janë ndarë Turqisë, 255,100,000 euro, më pas vije Serbia me 196,600,000 kurse Shqipëria ka marrë pak më shumë se Kosova, 89,000,000.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...