Vetëm në Komunën e Prishtinës çdo vit bëhen mbi 5 mijë kërkesa për bartje të trashëgimisë.
Por, përgjegjësinë për krijimin e një sistemi të mirëfilltë të të dhënave e mban Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia për Regjistrim Civil.
Zyrtarët e kësaj agjencie kanë hequr përgjegjësinë nga vetja, duke theksuar se lëshimi i dëshmisë së vdekjes është kompetencë e komunave, por nuk janë përgjigjur nëse në kuadër të kompetencave të kësaj agjencie, ka plane për të zgjidhur problemin e adresimit të të dhënave, përmes krijimit të projektit që ofron të dhëna për trungun familjar.
Krijimi i këtij mekanizmi nga kjo agjenci do t’u mundësonte të gjitha institucioneve qasjen e lehtë për informim dhe verifikim të të dhënave.
Rrjedhimisht, ky sistem nuk do t’i linte hapësirë ndërgjegjes qytetare për të marrë vetë vendime, e për të mundësuar shkeljen e ligjit.
“Është shumë e rëndësishme që kjo çështje të adresohet sa më shpejtë sepse ka nevojë që të ekzistoj një mekanizëm shtetëror qoftë në formë të një sistem të dixhitalizuar që të mund ti identifikuar të gjithë qytetarët kush është trashëgimlënësi .. që të mos lejohet as keqpërdorimi as ndonjë mangësi që do të pamundësonte identifikimin e trashëgimtarëve..”, thotë Arrita Rezniqi, hulumtuese ligjore në Institutin e Kosovës për Drejtësi, për ”Betimi për Drejtësi”.
Deri në ndërmarrjen e hapave nga institucionet shtetërore, trashëgimia e barabartë për të gjithë pasardhësit do të vazhdoj të jetë në rrezik.
Derisa, prokuroritë e gjykatat do të mbushën me lëndë për diçka që përgjigja adekuate do të mund të jepej qysh në hapin e parë të procesit.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...