Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Sekretariatin e CEFTA-s, sot organizon “Javën e CEFTA-s’ 2025 -Tregtim i Përbashkët, Drejt Evropës”.
Në ‘Javën e CEFTA-s’ do të paraqiten disa nga rezultatet e periudhës së kaluar dhe planet e Kryesuesit të ri të radhës, përveç ofrimit të një perspektive më të gjerë të BE-së.
Në ceremoninë e hapjes do të flasin; Rozeta Hajdari, Ministre në detyrë, e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Valentina Sujerti, Drejtoreshë nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (online), Amer Kapetanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Matij Zakonjsek, Drejtor nga Komuniteti i Transportit dhe Pranvera Kastrati Drejtoreshë në Sekretariatin e CEFTA-s.
Po ashtu do të ketë diskutim të nivelit të lartë i dedikuar eksplorimit të rolit të CEFTA-s dhe marrëveshjeve rajonale tregtare në një epokë të pasigurisë së shtuar dhe të modeleve dhe aleancave tregtare që po ndryshojnë.
Sesioni hapës do të vendosë drejtimin për “Javën CEFTA 2025”, duke trajtuar se si marrëveshjet rajonale tregtare si CEFTA kontribuojnë në qëndrueshmërinë ekonomike, konkurrueshmërinë dhe konvergjencën me BE-në në një kohë të paqëndrueshmërisë globale.
Pjesëmarrësit do të eksplorojnë rolin strategjik të CEFTA-s brenda Tregut të Përbashkët Rajonal 2.0 dhe përshtatjen e tij me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Diskutimi do të nxjerrë në pah arritjet kryesore në integrimin rajonal tregtar të CEFTA-s, sfidat e reja nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare të nxitura nga klima, si dhe kontributin e CEFTA-s në ndërtimin e një mjedisi tregtar të parashikueshëm dhe të bazuar në rregulla, të ngritur mbi standardet e BE-së.
Panelistë do të jenë: Pranvera Kastrati, Drejtoreshë e CEFTA-s, Rozeta Hajdari, Ministre në deryrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Kryesuese e CEFTA-s në detyrë, Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Kryesuese e ardhshme e CEFTA 2026, Stasa Kosarac, Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike (TBC), Zoran Dimitrovski, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Nik Gjeloshaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Jagoda Lazarevic, Ministre e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme (TBC).
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qer...
Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Pr...
Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë s...
Irani paralajmëron se ‘çdo ushtri e huaj do të sulmohe...
Edhe 3 ditë afat për partitë që të konfirmojnë pjesëmarrjen ...
254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Feriza...