Kosova s’është në këtë fazë në agjendën e Komitetit të Ministrave, ka njoftuar zyrtari për media nga Këshilli i Evropës, Daniel Holtgen, për Radio Kosovën.
Ky takim pritet të mbahet më 16 dhe 17 maj.
Komiteti i Ministrave të Evropës mblidhet javën e ardhshme, por Kosova nuk është në këtë fazë pjesë e agjendës, ka thënë zyrtari për media nga Këshilli i Evropës, Daniel Holtgen, për Radio Kosovën.
Pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pritej të shkonte në duart e Ministrave të Jashtëm të Këshillit që do të vendosnin përfundimisht nëse Kosova do të bëhej anëtarja më e re e organizatës.
Franca, Gjermania dhe Italia kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëroi se Kosova mund të mos i ketë votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Qeveria e Kosovës e ka quajtur absurd këtë kushtëzim, që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian, në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
Njohësit e rrethanave politike, në Kosovë, i kanë thënë Radio Kosovës se ndonëse është vendim i padrejtë, kërkesa për dërgimin e draftit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, para se të mblidhet Komiteti i Ministrave, nuk është befasi. Ata thonë se Kosova duhet domosdosë ta bëjë një hap konkret drejt themelimit të Asociacionit, nëse dëshiron të marrë përkrahjen e dy shteteve kryesore, Gjermanisë dhe Francës, për anëtarësim në Këshill të Evropës.
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...