Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo-Kosovare, Anil Mishra, përfaqësues i komunitetit të biznesit indian dhe Valdet Xhemajli, kryetar i Odës Ekonomike Indo – Kosovare, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo – Kosovare, për prioritet e Qeverisë së Kosovës, hapat e ndërmarrë në krijimin e lehtësirave për bizneset që investojnë në Kosovë, përmes legjislacionit, krijimit të zonave të lira ekonomike, dhe për Ligjin për Investime Strategjike i cili krijon kushte të përshtatshme për investitorët e huaj potencialë.
Gjatë takimit, sipas njoftimit për media, kryeministri Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës mirëpret investimet e huaja të cilat nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Duke mirëpritur investimet nga India, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë partnere e investitorëve, sipërmarrësve, dhe sektorit privat në përgjithësi.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo – Kosovare, Anil Mishra, përfaqësues i komunitetit të biznesit indian dhe Valdet Xhemajli, kryetar i Odës Ekonomike Indo – Kosovare, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe e njoftuan për aktivitetet e tyre, duke thënë se kjo Odë do të jetë urë lidhëse ndërmjet bizneseve indiane dhe atyre kosovare.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...