Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, thellimin e bashkëpunimit në këtë proces si dhe përvojat e këtij procesi, njofton Klan Kosova.
“Mirëpresim përkrahjen e Sllovenisë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që ka ofruar Sllovenia në veçanti të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare është hapi që pret qytetari ynë. Jemi të vetëdijshëm se duke realizuar MSA-në, ne përafrojmë vendin tonë me vlerat integruese euro-atlantike”, i ka thënë Hoxha ambasadorit slloven.
Ndërsa ambasadori Bertoncelj vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje, veçanërisht për procesin e integrimit evropian.
“Kosova ka arritur suksese në këtë proces, fokusi mbetet tutje te sundimi i ligjit, fqinjësia e mirë, ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Kosovës, janë sfida të cilat besojmë se me sukses do t’i realizoj Kosova, ne ofrojmë mbështetje të plotë në këtë proces”.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...