Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka takuar sekretaren e Komisionit për Bilancin, Donatella Conzatti dhe zëvenëspresidenten e Komisionit të Jashtëm, Laura Gravini me të cilat ka biseduar për temat me interes të ndërsjellë.
Në njoftimin e MAPL për media thuhet se gjatë këtij takimi u diskutuan tema me interes të ndërsjellët për të cilat parlamenti italian mund të zhvilloj një rol të rëndësishëm në mbështetje të çështjeve si kandidimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, liberalizimi i vizave si dhe konsolidimi i kontekstit socio-ekonomik më fokus investimet.
Sipas njoftimit Conzatti theksoi se Italia e mbështet rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt BE-së, ashtu si dhe drejt Këshillit të Evropës, pasi Kosova po dëshmon se është në rrugën e duhur drejt reformave, zhvillimit dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Kjo duhet të jetë një arsye e mirë për të shtyrë institucionet politike, ekonomike dhe kulturore për të krijuar mundësi të reja për të shkëmbyer përvojat në mes të dy vendeve të cilat jetojnë në simbiozë perfekte”. /arbresh.info/

Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...