Belgjika zyrtarisht ka njohur atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Belgjikë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka mirëpritur këtë lajm teksa ka falënderuar homologun e tij belg, Theo Francken për kontributin e dhënë, shkruan Arbresh.info.
Në një konferencë të përbashkët për media, Maqedonci tha se atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, tani do të jemi më afër NATO-s dhe BE-së.
“Belgjika, kryeqyteti i dy destinacioneve të vendit tonë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po njehë praninë e atashehut të Kosovës pikërisht në Bruksel, gjë që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën por edhe na jep mundësinë që të jemi më afër NATO-s dhe BE-së me prezencën tonë ushtarake në Bruksel”, ka thënë Maqedonci./Arbresh.info
Igli Tare shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv të Milani...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...