Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka publikuar për herë të parë të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Republikën e Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, tha se ky është një hap i rëndësishëm për vendin, pasi për herë të parë po matet zyrtarisht çmimi i pronave banesore.
“Është i një rëndësie të veçantë sepse për herë të parë po matet indeksi i çmimeve të pronave banesore në Republikën e Kosovës. Ky indeks është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës, ndërsa Ministria e Financave na ka mbështetur gjatë gjithë kohës”, deklaroi Kastrati.
Ai njoftoi se puna do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, me synime për projekte më të mëdha.
“Vitin e ardhshëm do të fillojmë edhe me indeksin e tokës. Dua të falënderoj Agjencinë Kadastrale për bashkëpunimin”, shtoi ai.
Ndërsa Ilir Berisha, drejtor i statistikave ekonomike në ASK, tha se krijimi i këtij indeksi ka qenë një kërkesë e Qeverisë qysh në vitin 2023.
“Fatmirësisht kemi pasur një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional me Ministrinë e Financave dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, theksoi Berisha.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...