Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur sot nga guvernatorja e Ajovas, Kim Reynolds, dhe nga sekretari i Shtetit i Ajovas, Paul Pate.
Në takimin Reynolds-Haradinaj “u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowa-së, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti idea e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë”, thuhet në një njoftim nga Qeveria.
Ndërkaq, në takimin me Pate, Haradinaj e “falënderoi për mikëpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha”.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse