Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi ku është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke.
Ministri Mehaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka bërë të ditur se me homologun e tij Akar janë pajtuar që ministritë e të dyja vendeve të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit të FSK-së, transmeton arbresh.info
“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Mehaj, ka shkruar Mehaj.
In the official stay in #Turkey, I met with with the Turkish Minister of Defense, Hulusi Akar. With Minister Akar, we agreed that our two Ministries will expand their cooperation in the field of training and exercises for the @KSF_Kosova. ?? and ?? have excellent partnership. pic.twitter.com/F0BzZ7wpvq
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) September 18, 2021
Mehaj po ashtu ka vizituar edhe Komandën e Forcave Speciale Turke, duke e cilësuar impresionuese këtë vizitë.
“Forcat Speciale Turke kanë përvojë të madhe në operacionet luftarake jo konvencionale, lloje të ndryshme të luftës speciale, operacione speciale, zbulim dhe infiltrim special, operacione të fshehta, luftëra psikologjike, operacione nënujore, parashutë statike, kundër-terrorizmit në zonat e banuara, luftime në afërsi, rezistencë, ndërhyrje, prita, bastisje, sabotim, arratisje, mbrojtje VIP, qitje e shpejtë, inteligjencë, mbijetesë, operacione në dëborë të thellë, të ftohtë të fortë dhe nxehtësi, asgjësim të mjeteve shpërthyese, si dhe ndihmë të parë dhe atë urgjente”, ka bërë të ditur ministri Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
Ai tha se nga komandanti i saj, gjeneral major Ertuğrul Erbakan, ka marrë mbështetjen e fuqishme për ofrimin e përvojës së tyre të shkëlqyeshme në shërbimin tonë për të ardhmen./arbresh.info/
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...