Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Në takim Kryeministri Hoti dhe Ministri Cakaj biseduan për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, për procesin e dialogut Kosovë –Serbi si dhe çështje të tjera në interes të të dyja vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Hoti nënvizoi se në këtë proces nuk mund të ketë marrëveshje parciale, por vetëm një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në kufijtë aktual.
Kryeministri Hoti dhe Ministri Cakaj biseduan edhe për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi, ku theksuan nevojën e respektimit të parimeve të Këshillit të Evropës për të drejtat njerëzore dhe kombëtare. Ata rikonfirmuan përkushtimin e të dyja vendeve për të qenë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. /arbresh.info/

Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...