Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka bërë të ditur se janë dakorduar për temat që do të trajtohen në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.
Përmes një postimi në Facebook, Vuçiq ka shkruar se dialogu mes dy vendeve po vazhdon pas njëzet muajve,raporton arbresh.info.
“Dialogu i sponsorizuar nga BE po vazhdon pas njëzet muajve. Temat për takimin në Bruksel të enjten gjithashtu janë pajtuar”, ka thënë Vuçiq”
Kjo deklaratë e tij, vjen pas takimit trepalësh mes Bashkimit Evropian, Beogradit dhe Prishtinës përmes një video-lidhje.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ende nuk k dhënë detaje rreth këtij takimi./arbresh.info
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...