Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Së bashku diskutuan për përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare (NDC). Kreu i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Nuno Queiros, përgëzoi zëvendëskryeministrin dhe qeverinë për suksesin e tyre në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe ndjekjen e përmbushjes së Agjendës së Gjelbër.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për zotin Queiros, agjencitë partnere në OKB dhe shtetet mike dhe aleate, që mbështetën vendin tonë në përfshirjen e tij në këtë kuadër.
Kontributet e përcaktuara në nivel kombëtar, ose NDC, janë plane kombëtare të veprimit për klimën nga çdo vend pjesëmarrës sipas Marrëveshjes së Parisit. Kosova do të raportojë arritjet e saj vjetore duke u bërë pjesë e prioriteteve të përbashkëta globale për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit./Arbresh.info



Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...