Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e Universiteteve të Pejës, Prizrenit, e Mitrovicës.
Përmes dy postumëve në Twitter, Kosnett ka thënë se vendimi i Agjencisë së Akreditimit ka qenë i vështirë por korrekt.
“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit për mos akreditimin e disa Kolegjeve ishte i vështirë por korrekt. Është roli i tyre të marrin vendime objektive, të bazuara në standard që i sigurojnë studentëve të Kosovës kualitetin e edukimit që ata e meritojnë”, ka shkruajtur ai.
Ndërkaq në një postim tjetër, Kosnett ka kritikuar institcionet për ndikimin e politikës në Agjencinë e Akreditimit.
“Pse ky interferim politik në Agjencinë e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë t’i edukojnë studentët për të mirën e tyre dhe jo për t’ju siguruar vende pune individëve të pakualifikuar që kanë lidhje. Vendit i duhet një sistem i arsimit i bazuar në merita dhe i drejtë për të gjithë.”, ka shkruar ambasadori Kosnett.
Reagimi i Kosnett i atribuohet më së shumti kryeministrit Haradinaj i cili para disa ditësh sulmoi ashpër anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...