KOSID dhe INDEP kanë gjetur se marrëveshjet e nënshkruara për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me opratorin Contour Global përbëjnë kontratën më të dëmshme për Kosovën në gjithë historinë e saj moderne.
Kështu bënë të ditur zyrtarë KOSID-it dhe INDEP, në një konferencë për media ku u prezantuan të gjeturat e marrëveshjeve të nënshkruara për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Dardan Abazi nga KOSID/INDEP tha se një kontratë e tillë është anti-evropiane dhe në kundërshtim të Komunitetit të Energjisë, një mekanizëm ky për përafrimin e legjislacionit dhe zhvillimit të tregut rajonal të energjisë me atë evropian.
Ai tha se kjo marrëveshje do të lërë gjurmë në ekonominë kosovare, në xhepat e qytetarëve të Kosovës dhe në agjendën evropiane.
Sipas tij, të gjithë të gjithë akterët e tjerë të gjenerimit do të duhej të konkurronin në mënyrë të barabartë në një treg të liberalizuar, në të cilin çmimi më i lirë do të kishte sukses në treg, raporton KP.
Lidhur me financimin e TC “Kosova e Re” foli Linda Shuku nga KOSID, e cila shpjegoi se për këtë kanë marrë parasysh shkemën e financimit 70 përqind përmes kredisë dhe 30 përqind përmes investimit 30 përqind përmes investimit privat.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...