Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se një numër i zyrtarëve policorë që kanë sëmundje të rënda janë të liruar nga puna përkohësisht.
“Një numër i zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike“, thonë në Policinë e Kosovës për arbresh.info.
Ndryshe ata njoftojnë se Policia e Kosovës, po vazhdon me punën e saj me orare të zakonshme dhe sipas nevojës dhe planifikimeve me orar të zgjatur me qellim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë së RKS-së.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë është shënuar një viktimë nga virusi Covid 19 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 33 raste./E.Haxhiu/arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë