Shefja e Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, është duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përfshirë veprimet që janë ndërmarrë sot në objektin sportiv komunal në Leposaviq.
Në një reagim të misionit të UNMIK-ut, Ziadeh thekson se hapësirat publike janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e të rinjve dhe të komunitetit, duke i dhënë prioritet zhvillimit social dhe kulturor në rajon.
Ajo theksoi gjithashtu se qasja në sport është e lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut.
“PSSP Ziadeh po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe veprimet e sotme në objektin sportiv komunal në Leposavić/Leposaviq. Hapësirat publike janë jetësore për zhvillimin e të rinjve dhe të komunitetit”, u shpreh misioni i UNMIK në platformën “X”.
SRSG Ziadeh is closely following recent developments in northern Kosovo, including today’s actions at the municipal sports facility in Leposavić/Leposaviq. Public spaces are vital for youth and community development.
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) May 27, 2025
Për më tepër, misioni i UNMIK-ut i inkurajon të gjithë të interesuarit që të veprojnë me përmbajtje dhe të angazhohen në konsultime të hapura dhe kuptimplote me komunitetin lokal, për të shmangur ndërprerjen e qasjes në shërbime dhe për të krijuar një klimë besimi.
“PSSP-ja i nxit të gjithë të interesuarit të veprojnë me përmbajtje dhe të angazhohen në konsultime kuptimplote me komunitetin lokal – për të shmangur ndërprerjen e qasjes në shërbime dhe për të ndërtuar besim”, thuhet në reagim.
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...