Drejtuesja e Komisionit për Mikqyrjen e Financave Publike në mbledhjen e sotme, ka kërkuar nga auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca të jap shifra rreth numrit të kontratave me negocim pa publikim.
Raportuesja Spanca u shpreh se nuk mund të flas me shifra mirëpo thotë se këto lloj kontratash janë bërë një dukuri negative, raporton Arbresh.info.
“Krijimi i kontratave me negocim pa publikim është bërë një dukuri negative si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror. Për të gjitha këto raste ne kemi raportuar në raportimin për auditimin për vitin 2022 megjithatë jo me shifra. Në aspektin e auditimit financiar duke marr parasysh rrezikshmërin e keqpërdorimit të procedurës, kjo është në fokus të auditimeve. Auditorët fokus të vecant i japin procedurës me negocim pa publikim. Nuk mund të flas me shifra”, u shpreh Spanca./Arbresh.info
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë