Për një vit e gjysmë qëkur Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive i ka skaduar afati, institucionet e vendit nuk kanë qenë në gjendje ta nënshkruajnë një marrëveshje të re.
Ndonëse kanë premtuar se do ta nënshkruajnë draftin e ri të hartuar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, edhe pse Marrëveshja e kaluar ka skaduar në janar të vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Arsyeja që iu kanë dhënë përfaqësuesve të punëtorëve, për mosnënshkrim të marrëveshjes së re, është mungesa e buxhetit.
As Qeveria e as Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që nga e marta e javës së kaluar nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me arsyet e mosnënshkrimit të marrëveshjes së re. Ndërkohë që përfaqësuesit e punëtorëve kanë thënë nuk presin që nënshkrimi të bëhet deri në formimin e Qeverisë së re.
Kontrata e përgjithshme kolektive e kaluar ka përcaktuar themelimin e marrëdhënies së punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe të punëmarrësit, orarin e punës, punën e natës, pushimin vjetor, atë të lehonisë, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarit dhe mbrojtjen e ambientit të punës.
Për rëndësinë e nënshkrimit të Kontratës së re kolektive ka folur kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Avni Ajdini. Ai ka thënë se mungesa e Kontratës kolektive po u shkakton probleme punëtorëve në kontekste gjyqësore
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...