Policia e Kosovës (PK) njofton se të martën përmes zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të
Kufirit në Zhegër, në koordinim me Njësitë e Task- Forcës (DRK Lindje), sipas planit operativ dhe taktik në teren, në fshatin Kabashë, komuna e Vitisë, ka ndaluar të dyshuarin B.B, i cili po voziste një kamion, brenda të cilit kishte pesë krerë kafshë të kontrabanduara.
Në këtë operacion sipas PK-së, në një kamion i cili po vinte nga vija kufitare e Maqedonisë së Veriut në Kosovë janë gjetur pesë krerë lopë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandës në kufi, sot më 23.11.2021, përmes zyrtarëve policor të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, në koordinim me Njësitë e Task- Forcës (DRK Lindje), sipas planit operativ dhe taktik në teren, në fshatin Kabashë, komuna e Vitisë, fshat i cili graviton afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë ndalur vozitësin e kamionit Mercedes, pa targa të regjistrimit.
Gjatë kontrollit të kamionit brenda janë gjetur pesë (5) krerë kafshë të kontrabanduara përmes vijës kufitare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës se Kosovës.
I dyshuari është identifikuar nga Policia me të dhënat (inicialet B.B, viti i lindjes 1982) nga një fshat i Vitisë.
Veprimet policore janë koordinuar me Prokurorin e Shtetit, Doganën e Kosovës dhe AUV-in për procedura të mëtejme./arbresh.info/


Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...
“Të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është një ...