Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca thekson se kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët, na jep mësimin për të ndarë dashuri, solidaritet, respekt, mirënjohje dhe përkujdes ndaj njëri-tjetrit, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Gëzuar Fitër Bajramin!
Në frymën e përnaltësimit të shpirtit prej vetëmohimit të gjatë të agjërimit, festojmë Bajramin me urimet më të përzemërta për mbarësi e begati, shëndet e mirësi për të gjithë!
Kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët, na jep mësimin për të ndarë dashuri, solidaritet, respekt, mirënjohje dhe përkujdes ndaj njëri-tjetrit, sidomos nevojtarëve. Kjo ditë vjen me mesazhin se me gatishmërinë për të humbur paksa nga vetja, me durimin në situatat e vështira me të cilat përballemi çdo ditë, shpërblimi është më i madh për gjithsecilin, me një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.
Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, me harmoni në çdo familje, me mirësi në zemrat e secilit!
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...