Google ADS

Konjufca takohet me kongresistin amerikan, flasin për njohje të reja

23:20 | 30 Mars 2023
E.H

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në SHBA, me takime me personalitete të ndryshme të politikës amerikane.

Në vazhdën e këtyre takimeve Konjufca është pritur nga kongresisti republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të Kongresit, Robert Aderholt.

Në një bashkëbisedim miqësor me z. Aderholt, kryetari i Kuvendit potencoi punën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, avancimit të procesit të njohjeve ndërkombëtare dhe dialogut me Serbinë.

Përmes një komunikate për media nga Kuvendi, bëhet e ditur se në takim gjithashtu u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës e ShBA-ve në fusha të interesit të dyanshëm.​/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme