Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur të fshehtë një aneks të Marrëveshjes për Drejtësi.
Sipas tij, ky aneks i bënë të vlefshme aktgjykimet e Serbisë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi zbuluar një aneks të cilin Qeveria e Kosovës e ka mbajtur të fshehur dhe ky aneks të cilin ne e kemi siguruar i konsideron të vlefshme aktgjykimet e Serbisë në Kosovë. Kjo është mbajtur e fshehur pikërisht për shkak të kësaj përmbajtjeje. Pra në njërën anë, sepse vendimet e Serbisë mbahen të vlefshme në Kosovë e në anën tjetër sepse përmban emrat e gjyqtarëve të cilët i ka caktuar Vuqiqi atje. Kjo i demaskon gënjeshtrat dhe mashtrimet e Qeverisë “, ka thënë Konjufca.
/arbesh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron