Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Në takim, kryetari Konjufca dhe ambasadori Davenport diskutuan për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në, me fokus të veçantë procesin e reformës zgjedhore.
Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi kontributin e ambasadorit Davenport dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në nevojat dhe përvojën e deritashme, theksoi se kjo legjislaturë e ka ndër prioritetet kryesore reformimin e sistemit zgjedhor.
Ambasadori Davenport e konsideroi bashkëpunimin e deritashëm si tejet të frytshëm, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetetjes së legjislativit edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin