Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Weidinger për kontributin e tij në fuqizimin e partneritetit dhe thellimin e marrëdhenieve dypalëshe, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Kreu i Kuvendit vlerësoi lart rolin e Austrisë mike si një partnere e rëndësishme dhe përkrahëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik. Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.
Ambasadori Weidinger nga ana e tij e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, si dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve tona. /Arbresh.info/
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...