Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit, jorezident në Republikën e Kosovës, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
Konjufca, me këtë rast, ka uruar ambasadorin Al Dosari për detyrën dhe ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve tona.
Po ashtu Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, ambasadori Al Dosari ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së vendit të tij për Kosovën.
Kryetari Konjufca dhe ambasadori Al Dosari shprehën gatishmërinë për avancimin e raporteve miqësore dhe zgjerimin e mundësive të bashkëpunimimit në fusha të ndryshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit./Arbresh.info/



Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...