Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosvës, Afrim Bunjaku.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës./Arbresh.info



Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...