Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Ambasadorin jorezident të Republikës së Portugalisë për Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliveira.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se në takim, ndër të tjera, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë.
Me këtë rast, Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit portugez për përkrahjen të cilën shteti mik, Portugalia, i ka ofruar në vazhdimësi Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit po ashtu kërkoi mbështetje të mëtejme për liberalizimin e vizave dhe për proceset që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Ndërsa, Ambasadori Jorge Ayres Roza de Oliveira, pasi e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ritheksoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike./arbresh.info/


Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë