Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Britanik Nicholas Abott. Ai ka uruar Konjufca për detyrën dhe ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Në këtë kontekst, ambasadori Abbott ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse.
Kurse kryetari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Konjufca a ka njoftuar ambasadorin Abbott se synim i tij në krye të këtij institucioni është miratimi pa vonesë i ligjeve, zhvillimi i diplomacisë parlamentare dhe këmbimi i praktikave të mira me Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike, përmbylljen e procesit me zgjedhjen e presidentes së vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron