Kryetari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist.
Duke e falënderuar për vizitën e tij, kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Almqvist për mbështetjen e Republikës së Irlandës ndaj Republikës së Kosovës.
Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktualitetit në Kosovë e më gjerë, për marrëdhëniet tona bilaterale dhe për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona.
Kryetari Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve, të zhvillimit, forcimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kryekuvendari Konjufca nënvizoi se vazhdimi i mbështetjes së Irlandës për Kosovën vijon të jetë shumë i rëndësishëm dhe rikonfirmon partneritetin tonë që zhvillohet në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkët./Arbresh.info
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...