U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.
U.d Presidenti Konjufca ka thënë se sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira. kundërshtoi masat Anti-COVID të propozuara nga Vitia
Në vijim, gjeni urimin e plotë:
Kremtet në traditën shqiptare festohen në harmoni ndërvëllazërore.
Sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira.
Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka pllakosur botën, jemi të shtrënguar të urojmë njëri-tjetrin nga distanca.
Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.
Në këtë ditë, uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja mirësi e begati!
Gëzuar për shumë mote Pashkët!
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...