Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar për media pasi LVV e nomioni për kryeministër në mandatin e dytë për krijimin e qeverisë.
Ai ka kërkuar që të krijohet qeveria e re për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme si dhe që të miratohet buxheti i shtetit për vitin 2026, shkruan Arbresh.info.
“Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është në të mirën e Kosovës dhe pikërisht për këtë LVV më propozoj për mandatar sot”, deklaroi Konjufca.
Tutje, Konjufca shtoi se ekziston mundësia që brenda një viti Kosova t’i ketë 5 parë zgjedhje, e që sipas tij arrin një kosto prej 40 milionë euro
“Nëse kjo nuk shmanget, atëherë Kosova mund ti ketë 5 parë zgjedhje brenda një viti. Është shumë e lodhshme për qytetarët e Kosovës, edhe kostoja është diku 40 milionë euro, prej xhapev të juj keni me i pagu, kështu që për me i shmang këto është interes publik, sepse kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është i sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me sukses me e zgjidh çështjen e presidentit”, deklaroi Konjufca para mediave.
Se a do ta votoj opozita atë për kryeministër, Konjufca u shpreh se beson se fuqitë opozitare do të reflektojnë./Arbresh.info
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës