Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në takimin e ngrohtë e miqësor, Kryetari Konjufca e falënderoi Ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shembullore mes dy vendeve tona mike dhe aleate.
“Kryetari i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mbështetjen e gjithanshme, koherente dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Kuvendit.

Me këtë rast, Ambasadori Abbott e falënderoi Kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën.
Duke i cilësuar të veçanta raportet dypalëshe, Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Abbott shprehën njëherësh gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./Arbresh.info/
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...