Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Ditën e Kushtetutës ka thënë se duke e miratuar Kushtetutën përfaqësuesit e zgjedhur të popullit siguruan themelet mbi të cilat sot qëndron shteti ynë demokratik dhe sovran.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me miratimin e aktit themeltar njëherësh u kurorëzua sakrifica, aspirata dhe vullneti shekullor i popullit të Kosovës për liri, demokraci, pavarësi dhe prisperitet.
“Republika e Kosovës, në partneritet të ngushtë e të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të vazhdojë ta dëshmojë përcaktimin e saj për demokraci të vërtetë, shoqëri të lirë e të hapur, paqe e prosperitet dhe promovim të vlerave evropiane”, ka shkruar Konjufca.
14-vjet më parë është bërë miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovë.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
9 prilli në Kosovë është festë zyrtare.
Kushtetuta e Kosovës ka 14 kapituj dhe 162 nene, ku pjesa më e madhe saj rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...