Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe në Rakoc, Lagje të Re dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, në nderim të dëshmorëve e martirëve të luftës, të rënë 22 vjet më parë.
Kryeparlamentari Konjufca vendosi lule pranë varreve të tyre, duke vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri, shkruan arbresh.info.
Më 9 prill 1999, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë, në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Mukadeze Muhaxheri-Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, dhe Emsale Frangu.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e martirët!


Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...