Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë varrit të heroit Ilir Konushevci, në 23-vjetorin e rënies së tij.
Pasi bëri nderime dhe vendosi lule në vendin ku prehen eshtrat e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryekuvendari Konjufca tha se heroi Ilir Konushevci, së bashku me doktorin Hazir Malaj, ranë këtu e 23 vite më parë, duke i shërbyer kombit tonë në luftën çlirimtare.
Ai tha se Ilir Konushevci është njëra nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së.
“Do të ishte i pamendueshëm në fillesat e veta organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i luftës sonë në përgjithësi, pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ilir Konushevcit. Prandaj, rënia e tij 23 vite më parë, në masën që është sakrificë sublime për lirinë e kombit tonë, po aq ishte edhe humbje e madhe për organizimin dhe logjistikën e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës. Ilir Konushevci do të përkujtohet dhe nderohet gjithmonë, si njëri prej heronjve më të rëndësishëm të luftës sonë”, theksoi kryekuvendari Konjufca. /arbresh.info/



Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...