Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në Kosovë kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Konjufca përmes një postimi në Facebook e quajti kongresmenin “mik të madh të shtetit tonë”, derisa kujtoi edhe një fjalim të tiji në Dhomën e Përfaqësuesve, ku Ritchie Torres kishte thënë se Kosova nuk ka mik më të mirë se ShBA-në.
“Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, shkroi Konjufca./arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...