Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka mirëpritur heqjen e të gjitha masave financiare nga Komisioni Evropian të vendosura ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në X, Konjufca tha se nga ky zhvillim presin të hapet një fazë e re e angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE: të gjitha masat e BE-së për Kosovën janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë është liruar. Ne presim që kjo të hapë një fazë të re angazhimi konstruktiv dhe progresi konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar ai.
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...