Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca pas përfundimit të mbledhjes me grupet parlamentare ka thënë se përfundimi i takimit ishte i qartë që ka të bëjë me tendencën e PAN-it ta shtyej në maksimum konstituimin e Kuvendit.
“Kjo seancë të mos përfundojë kurr sepse ata nuk i kanë numrat që ta votojnë Veselin si kryetar e nuk po duan as ta ndërrojnë kandidatin kurse në anën tjetër duan të imponojnë kërkesa absurde dhe qesharake ku ja kërkon VV, dhe LAA që ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër. Kjo është qesharake duke e ditur pozicionin tonë politik ku në anën tjetër VV është më se e vendosur që me LAA ta krijojnë shumicën”, ka thënë ai.
Konjufca ka thënë se janë kundër zvarritjes së seancës.
“Më duket që kryesuesi mori vendim në favor të PAN-it që të ketë takim të mërkuren vetëm për ti treguar atyre që kjo do të jetë hera e fundit të shpërfaqen se ata nuk e kanë në qëllim mbajtjen e seancës por zvarritjen. PAN-i të merr përgjegjësinë që nuk po vije në Kuvend dhe po i bojkotojnë seancat, atyre ua dha Gjykata kushtetuese mundësinë jo neve e ata tani nuk vijnë. Ata kanë probleme të brendshme dhe kjo gjë është e paprecedent”, ka thënë ai duke shtuar se Vetëvendosja nuk do të marr pjesë në një takim tjetër konsultativë.
“Nuk marrim pjesë sepse kjo është tendencë e PAN-it ku Adem Mikullovci vetëm i dëgjon përfaqësuesit dhe cakton seancat ata duan që këtë ta shëndrrojnë në një tryezë politike”, ka thënë ai.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...