Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se ai dhe shumë zyrtarë të tjerë publikë e kanë dhënë pagën për Fondin e Sigurisë.
Ai, në seancën e sotme plenare për situatën e sigurisë në vend, tha se me dhurimin e pagave për Fondin e Sigurisë nuk duhet bërë publicitet.
“Unë për vete e kam dhënë (pagën), por nuk mendoj se duhet bërë publicitet për këtë punë. Mendoj se shumë prej zyrtarëve publikë e kanë dhënë (pagën), por nuk është punë e publicitetit”, tha ai.
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...